Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha për shkak të coronavirusit. Mësohet se kirurgu i njohur nga Kukësi, Shaqir Shehu nuk e ka fituar dot betejën me virusin. 68 vjeçari ndodhej për disa javë në Turqi ku kishte shkuar për tu kuruar pasi rezultoi i infektuar me coronavirus.
Kirurgu ortoped Shaqir Shehu ishte mjaft i njohur edhe në Kosovë, për shkak të ndihmës që u ka dhënë të plagosurve në kohën e luftës me Serbinë. Ai ka marrë edhe titullin Qytetar Nderi në Kukës.
Në periudhën 2002-2005 ai ka mbajtur postin e prefektit të Qarkut të Kukësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.