×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndërtesa e dëmtuar – Nxënësit e fshatit në Patos të Shqipërisë pa mësim ditën e parë të vitit shkollor

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 12:16

    Nxënësit e arsimit fillor në Grizë të Patosit nuk do shkojnë në shkollë, pasi prindërit refuzojnë t’i çojnë në shkollën e qytetit për shkak të kostos së transportit.


    Sipas gazetares së Ora News prindërit refuzojnë t’i çojnë fëmijët në shkollë deri sa të marrin një përgjigje nga bashkia e Patosit për sa i përket shkollës ekzistuese në këtë zonë.

    Më parë janë bërë njoftime nga bashkia e Patosit, ku thuhet se nxënësit nuk duhet të lejohen të bëjnë mësim në ndërtesën e dëmtuar.

    Për këtë arsye nxënësit duhet të zhvendosen në shkollën e qytetit në Patos, por prindërit e nxënësve refuzojnë t’i çojnë.

    Distanca, mosha e vogël e fëmijëve dhe kosto e lart ka bërë që prindërit mos t’i çojnë fëmijët në shkollën e qytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!