×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndodh mrekullia në plazhin e Velipojës, vrojtuesi bregdetar rikthen në jetë pushuesin 15-vjeçar

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 21:42

    Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës, aty ku një 15 vjeçar u nxorr pa shenja jete nga uji.


    Por falë ndërhyrjes të vrojtuesit të plazhit duke e rianimuar dhe më pas e ka transportuar atë për në qendrën më të afërt shëndetësore, i riu ka mundur të mbijetojë.

    “Një tjetër jetë e shpëtuar sot pasdite në Plazhin e Velipojës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Vrojtuesit Rodens Lesha, i riu E.H i moshës 15 vjeç është nxjerrë menjëherë nga deti pa shenja jete.
    Rodensi i ka dhënë ndihmën e parë duke e rianimuar dhe më pas, pasi ka arritur t’i kthejë shenjat e jetës e ka transportuar të riun pa humbur kohë drejtë qendrës ambulatore me të afërt.
    Falë Zotit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Rodensit djali 15 vjeçar është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit Rodens, Zoti ta shpërbleftë!” shkruan Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!