Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votimet e 30 qershorit. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, në votime morën pjesë 812, 249 qytetarë ose 22.97%, shifër e cila është më e lartë se 21.6% që u raportua në mbrëmjen e 30 qershorit.
45,276 është numri i votave të pavlefshme për kandidatët për kryetar bashkie në rang vendi, ndërkohë që në këto të dhëna nuk janë përfshirë fletët e votimit të dëmtuara apo ato të hedhura në kutinë e gabuar.
Ndërkohë, opozita që i braktisi zgjedhjet pretendon për një shifër shumë më të ulët të pjesëmarrjes. Sipas PD dhe LSI, vetëm 15.12% e zgjedhësve hodhën votën e tyre në 30 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.