×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në arkivol rozë varroset 23 vjeçarja shqiptare që u vra nga babai pasi doli natën

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 12:00

    Mes lotëve dhe ulërimave, miqtë i dhanë lamtumirën shqiptares Sabrina Lekaj. Arkivoli i 20-vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur.


    Ndërsa trupi po i dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmonë, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës.

    Petrit Lekaj, me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh emigrant në Australi, është akuzuar për vrasjen e së bijës. 49-vjeçari vijon të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë. Nuk dihet ende nëse ai ka kërkuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!