×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në arrest shtëpie por shqiptari nuk heq dorë nga “profesioni”, kthen banesën në pikë shitje kokaine

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 18:57

    Pavarësisht se ishte në arrest shtëpie, një i dënuar shqiptar, banues në Barletta, e kishte shndërruar shtëpinë e tij në një pikë shpërndarje droge.

    Agjentët e policisë panë disa lëvizje të dyshimta të disa djemve pranë banesës së shqiptarit. Kjo bëri që ata të kryejnë një kontroll në banesën e tij.

    Në dhomën e ndenjjes, brenda një sirtari të garderobës, policët gjetën një kuti me një qese celofani, ku kishte 15 gramë kokainë dhe 3 pako me hashash.

    Gjithashtu u sekuestruan mbi një mijë euro, një shufër precize dhe një ditar me emra dhe numra të shënuar. Në ballkon, i dënuari kishte vendosur një kamerë të vogël që regjistronte live derën e hyrjes në pallat. Por këtë herë mesa duket kamera nuk e ka ndihmuar të shmangi policët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!