Në avionin ku u grabitën rreth 10 milionë euro në Rinas, ishte edhe ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, raportojnë mediat në Shqipëri.
Gazetarja tha se ish-kryeprokurori ndodhej në avionin me destinacion Vjenën.
Ndërsa përgjegjësi për sigurinë në Aeroportin e Rinasit, Kastro Vaskues është shoqëruar në policinë e Tiranës pas grabitjes së 10 milionë eurove në mes të ditës sot në Rinas. Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme ai është shoqëruar në polici, ndërsa do të merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me sistemin e sigurisë.
Për këtë rast ka reaguar edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa e konsideron ngjarje të rëndë, thekson se elementët e sigurisë kanë rënë dhe se grabitësit kanë arritur deri në pistën e aeroportit.
Nga Berlini ku ndodhet për një vizitë zyrtare, ministrja thekson se aeroporti është i kërcënuar lehtësisht deri edhe në akte më të rënda se kaq.
Ajo paralajmëron se shtetit nuk duhet të rri duartlidhur për rastin, pavarësisht se aeroporti ruhet nga një kompani sigurie private.
Pamjet e papublikuara, grabitësit me armë në shkallët e avionit në Rinas
Kush është kapo i bandës në arrati që mund te fshihet pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.