×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Durrës kapet peshkaqeni i rrezikshëm 6.5 metra i gjatë

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 14:21

    Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo.


    Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e 5 që kap peshkaqen.

    “Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.

    Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!