Shqipëria dje është goditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur 31 persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz, çka ndënkupton se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh. Si pasojë e kësaj edhe shumë persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Kjo fatkeqësi ka bashkuar të madh e të vogël për ti dalë në ndihmë Shqipërisë. Një vogëlush ka prekur të gjithë pasi ka vendosur të dhurojë 20 dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.
Gjesti i tij ka prekur të madh e të vogël, ngase tregon se në jetë mjafton vullneti dhe një zemër e mirë për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.