Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Gazetari i “ABC” Simon Shkreli raporton se i plagosuri është Ardian Narkaj 55-vjeç, i cili ishte në kërkim për vrasje.
Ai mbeti i plagosur gjatë operacionit që RENEA ka zhvilluar gjatë natës në kryeqendrën e veriut për kapjen e personave në kërkim.
E ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht se kush e qëlloi, efektivët e RENEA-s e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës te “Trauma” pasi është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve që ka marrë.
Në vazhdim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga policia e shtetit lidhur me operacionin në Shkodër dhe faktin se kush e plagosi 55-vjeçarin. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.