×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Në makinën e prokurorit Ndoj gjenden dokumentet e vjedhura në Prokurorinë e Durrësit si dhe dosja e Skerdilajd Konomit”

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 15:37

    Burime brenda Policisë së Shtetit, i thanë Top Channel se në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit së bashku me nje person me rekorde kriminale, janë gjetur disa thasë me dokumente.


    Ndër këto dokumenta është gjetur edhe dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë me pare, si edhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi!

    Të njëjtat burime thonë se pista kryesore e hetimit është pikerisht një konflikt për tokat e pretenduara nga familja e viktimës, ku disa kohë më parë është bërë një transaksion i dyshimtë në hipotekën e Durrësit në favor të një organizate kriminale, çka mendohet se ka çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni!

    Nëse e gjithë sa u tha nga burimet rezulton e saktë, atëherë del në pah lidhja e supozuar mes prokurorit dhe personit me rekorde kriminale që gjendej në makinë me të, i cili figuron pjesëtar i asaj organizate.

    Në maj të vitit 2018 në Prokurorinë e Durrësit ndodhi një grabitje e dokumentave nga persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin. Në atë kohë u dha se asnjë dokument nuk kishte humbur sepse ishte i dubluar.

    Dokumentat e tjera sipas burimeve lidhen me ish gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua me një bombë në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!