×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në mesin e viktimave nga aksidenti në Bullgari edhe 4 qytetarë nga Dibra

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 13:26

    Në mesin e viktimave në tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut që ndodhi sot në Bullgari, janë edhe katër qytetarë nga Dibra.

    Kjo është bërë e ditur nga faqja qyteti i Dibrës.

    “46 shpirtërat, ndër to 4 dibranë, që morën rrugën për të shijuar kënaqësinë e një fundjave, sot nuk u kthyen më pranë familjeve të tyre , por si dëshmorë i dhuruan shpirtin Zotit të Gjithësisë. Ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave, ndërsa të ndjerët qofshin nën mëshirën e Zoti!”, shkruan në faqen Qyteti i Dibrës.

    Të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

    Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!