×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në sheshin kryesor të New York-ut, vendoset fotoja e mjekut shqiptar

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 12:02

    Fotoja e mjekut shqiptar Sulejman Çelaj është shfaqur në ekranin gjigant në Times Square në Neë York në shenjë falënderimi për të gjithë mjekët që po kujdesen për mijëra pacientë të prekur nga COVID -19.


    “Faleminderit të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor” shkruhet në foton e doktorit shqiptar.

    Doktor Sulejman Çelaj është shef i departamentit të Kardiologjisë në spitalin St Barnabas në Bronx, New York si dhe bashkëthemelues i “Albanian American Medical Society”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!