×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shkodër përmbyten 3 mijë e 455 hektarë tokë

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 18:41

    3 mijë e 455 sipërfaqe hektarë toke janë përmbytur nga reshjet në Shqipëri.


    Bashkia e Shkodrës raporton se situata në terren vijon të mbetet problematike. Në fshatin Obot mund të kalohet me vetëm me mjete të larta.

    Gjithashtu rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, ndërsa ka prezencë uji me mbi 130-150 cm.

    Ndërkohë 80 shtëpi kanë ujë në oborre.

    Njoftimi i plotë:

    Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021,ora 14.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

    Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.65 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm

    Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.88 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 1 cm

    Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kuotat janë të pa ndryshuara.

    Lumit Kir ka prurje të shumta.

    Bashkia Shkodër

    Siperfaqe totale e përmbytur 3455 Ha

    Tokë e pakultivuar 705 Ha

    Foragjere të dyta, jonxhe 2470 Ha

    Grurë 150 Ha

    Bimë Dekorative 87 Ha

    Pemtore 40 Ha

    Sera 3 Ha

    Nj.A. Ana e Malit

    Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

    Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

    Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

    UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

    Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

    Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

    Tokë e pakultivuar 220 Ha

    Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha

    Grurë 45 Ha

    Pemtore 35 Ha

    Bimë dekorative 7 Ha

    Sera 3 Ha

    Nj.A Dajç

    1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1400 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

    Tokë e pakultivuar 290 Ha

    Foragjere të dyta, jonxhe 935 Ha

    Grurë 95 Ha

    Bimë dekorative 80 Ha

    Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

    80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

    Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

    Nj.A.Velipojë

    Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

    Tokë e pakultivuar 30 Ha

    Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha

    Nj. A. Guri i Zi

    Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

    Nj.A.Bërdicë

    Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

    Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

    Te pakultivuara 40 Ha

    Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

    Grurë 10 Ha

    Nj.A.Rrethinat

    Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

    Tokë e pakultivuar 125 Ha

    Foragjere të dyta, jonxhe 365 Ha

    Pemtore 5 Ha

    -Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

    -Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

    -Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!