Shifrat e fundit të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë japin shpresë për shqiptarët, pasi rezultuan vetëm 6 persona të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino bëri me dije se ka pasur edhe gra shtatzëna që janë prekur me COVID-19, por ka theksuar se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë.
“Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”, tha Bino.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.