×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri thonë se Prishtina i dha leksion Tiranës se si bëhet rotacioni i pushtetit

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 16:52

    Nga Prishtina sot erdhi një tjetër leksion demokracie edhe pse pati vonesa gati tre muaj për formimin e koalicionit qeverisës, shkruan media shqiptare Lapsi.al.


    U zhvillua një ceremoni për kalimin e qeverisjes nga njëra palë tek tjetra. Pavarësisht se nuk ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj pasi ndodhej në SHBA, zëvendësi i tij Behgjet Pacolli priti Albin Kurtin dhe i dorëzoi detyrën e kreut të ekzekutivit.

    Nuk mbahet mend një ceremoni e tillë kalimi pushteti nga pala humbëse tek pala fituese në Shqipëri. Kosova ishte me standarde të tjera edhe kur vjen puna tek mbajtja e zgjedhjeve dhe administrimi i procesit.

    Në kohë të shpejtë doli rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nuk pati incidente apo kontestime themelore sic kemi parë në Shqipëri. Jemi vëllezër të një gjaku, por shumë të ndryshëm kur është fjala për zgjedhjet dhe rotacionin e pushtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!