×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri, tre të vdekur dhe 895 raste të reja me COVID-19

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 17:51

    Në Shqipëri tre persona kanë humbur jetën si pasoj e infektimit me Covid-19.


    Viktimat janë të moshës së shtyrë, shkruan Reporteri.net

    Kështu, 895 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 5901 testime të kryera gjithsej.

    Aktualisht janë 11.288 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

    Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!