×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në shtëpinë e horrorit në Shqipëri, gropa ku Klodian Çalamani varrosi 8-vjeçarin

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 14:13

    Në një gropë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Grecalli të Fierit, K.Ç. e groposi 8-vjeçarin M.V..

    Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet pas disa orë kërkimesh nga Policia e Shqipërisë, i mbuluar me baltë.

    38-vjeçari, fqinj i familjes, tentoi të fshehë vrasjen e tij duke e groposur dhe më pas mësohet të ketë pyetur se “a erdhi djali në shtëpi” pasi kishte mësuar se po e kërkonin.

    Sipas oranews, autori ka pranuar se deklaruar para Policisë se ka marrë në shtëpi fëmijën e mitur, e ka vrarë dhe më pas e ka groposur me baltë në shtëpinë e tij. Ai ka pranuar para uniformave blu se e ka goditur të miturin disa herë më lopatë.

    Ai ka pretenduar se i mituri e kishte sharë dhe për këtë arsye e kishte vrarë dhe më pas groposur.

    Ishte nëna e të miturit që bëri denoncimin për humbjen e djalit të saj, ndërkohë pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit K.Ç., me biçikletën e këtij të fundit.

    Menjëherë Policia ka arritur në banesën e tij, ku dhe ka gjetur të pajetë trupin e fëmijës nën baltë. Autori ndodhet prapa grilave.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!