×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Theth nuk lejohen martesat mes banorëve

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 7:02

    Destinacioni i radhës i emisionit “Ora Verore” është Thethi, perla e alpeve Shqiptare me bukuritë që mahnitin jo vetëm vendasit por edhe të huajt.


    Zef Bari, një banor i moshuar Thethit teksa tregon rreth mënyrës së jetesës në fshat, zbulon se nuk lejohen martesat midis banorëve të zonës.

    “Banorët e zonës janë autoktonë, nuk martohen me njëri-tjetrin, janë vëllezër. Nuk martohen me njëri-tjetrin, sepse ne e kemi te trashëguar nga të parët. Duke qenë se kemi pasur mundësinë të martohemi nga diku tjetër, nuk e kemi prishur, atë që na kanë lënë të parët”, ka deklaruar Zef Bari.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!