Dalin raportet e para të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallate dhe shtëpi banimi në Tiranë.
Sipas drejtorit të Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, deri tani janë 140 pallate të pabanueshme në kryeqytet.
“Kanë mbërritur aktet e para të konstatimit zyrtarisht. Përsa i përket dëmeve në pallat janë ndarë në tre kategori. Për ato që kemi vërtetim që nuk ka dëme në strukturë kemi filluar proces evidentimi për nevojat dhe riparimet. Dëmet e mesme do të marrin një sy të specializuar dhe pastaj riparimi. Për ato të rënda do të vendoset nëse pallatet do të rrinë në këmbë apo do të shemben”, deklaroi Bejko.
Pas mbylljes së raporteve përfundimtare, Bashkia e Tiranës thotë se do të nisë puna për riparimet e dëmeve të lehta në objektet që nuk kanë pësuar dëmtime në strukturë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.