×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Tiranë ra heshtja, rrugët, sheshet e lokalet bosh, ora policore i mbyll në shtëpi

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 8:25

    Në Tiranë ra heshtja. Kryqëzimet, rrugët kryesore apo sheshet të cilat gumëzhimin deri në orët e vona të natës, madje pas mesnatë, nga ora 22:00 ishin të boshatisura.


    Sot shënoi fillimin e orës policore në kuadër të parandalimit të pandemisë së koronavirusit.

    Për tetë orë me radhë e gjithë Shqipëria do të jetë në shtetrrethim deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

    Masat kufizuese do të jenë në fuqi për tre javë.

    Pas rënies së “gongut”, sheshi “Willson”, rruga “Myslym Shyri” , tek “Shallvaret”, apo “Blloku” ishte bosh.

    Lokalet ishin të mbyllura, ndërsa nëpër rrugë tek tuk të zë syri ndonjë makinë e cila shpejton për tu kthyer në shtëpi.


    Apo motoristë pice të cilët po shpërndajnë porositë.

    Policët me maska bëjnë verifikimet e çdo drejtuesi mjeti i cili për një arsye apo një tjetër nuk i është bindur urdhrit policor.

    Fotoreporteri i LSA, Malton Dibra sjell momente nga ajo çfarë ofronte Tirana sot në mbrëmje. E qetë, pa zhurmë, pa njerëz, vetëm gjethet e vjeshtës që bien nga pemët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!