×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në varfëri dhe pa strehë mbi kokë në mes të dimrit, e moshuara apelon për ndihmë

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 11:00

    Në mes të dimrit pa një çati mbi kokë. Ky vit nuk nisi mbarë për Pëllumbesha Braçen. Mëngjesi i ditës së dytë të 2020 i mori shtëpinë.


    Banesa private ku jetonte në lagjen “Partizani” të Vlorës u dogj nga zjarri. Shtëpia ishte në pronësi të dajës së saj, i cili ua kishte ofruar si strehë prej një viti.

    Me burrin që nuk jeton më dhe djalin e papunë ajo apelon shtetin ti gjejë një strehë ku të fusë kokën.

    “Djali e pa zjarrin, unë isha përjashta. Po keni mundësi më ndihmoni. Unë shes bidona. Kam një vit në këtë banesë, është shtëpia e dajës. Po keni mundësi më strehoni” thotë ajo.

    Të vetmet të ardhura që siguron për mbijetesë vijnë nga shitja e bidonave plastikë. Apelit për ndihmë i bashkohet edhe komshija e saj.

    “I lutem shtetit dhe bashkisë të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë në maksimum. Po bëjnë shtëpi të pasurit, ndihmoni fukarenjtë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!