×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Nëna e gjeti djalin të vrarë pas derës”, fjalët e fundit të 35-vjeçarit

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 11:00

    Shkëlzen Velaj është 35-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.


    Një nga fqinjët e viktimës ka rrëfyer momentet e para pas vrasjes duke bërë të ditur se nëna e gjeti të vdekur djalin e saj pas derës.

    “Unë jam fqinje. Atje isha mbrëmë. E mori vesh edhe e ëma, por i thanë pas orës 02:30. Djali i kishte kërkuar të hapte derën. Ajo tha se kishte shkuar, por nuk e kishte hapur dot derën, ndërsa kishte dëgjuar zhurma. Kur kishte hapur derën e kishte gjetur djalin të vrarë”, u shpreh një fqinje e viktimës për A2.

    Ndërkohë një tjetër fqinj ka thënë se Shkëlzen Velaj ishte një person i urtë pa probleme,madje kishte ndihmuar edhe në shtrimin e rugës së lagjes me shpenzimet e tij.

    “Djali nuk kishte asnjë problem këtu. Madje, ai interesohej edhe për shtrimin e rrugëve. Ai e ka shtruar rrugën tonë, duke paguar vetë. Ishte një njeri shumë i rregullt për ne. Grua më të mirë nuk gjen në botë se sa e ëma e tij”, shprehet një tjetër fqinj.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, ndërsa viktimë mbeti 35-vjeçari, Shkëlzen Velaj. 35-vjeçari Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit, ndërsa në momentin që ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

    Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, të cilat i shkaktuan vdekjen. Sakaq, atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!