×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nënë e bijë që u gjetën të vdekura në Tiranë, ndiqnin një sekt fetar dhe besonin tek ringjallja

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 8:02

    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që kanë ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë.


    Burime zyrtare bëjnë me dije se ato ndiqnin sektin e Dëshmitarëve të Jehovait.

    Sipas abc dyshohet se vajza mund të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa nëna e cila priste ringjalljen e vajzës u vetëflijua ditën e djeshme

    Nga ana tjetër vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital.

    Nënë e bijë Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në gjendje të rëndë në spital.

    Raportohet se ato pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë, ndaj dhe kanë marrë aktin e vetëflijimit.

    Ato ishin me origjinë nga Përmeti, por jetonin në Tiranë.

    Kohë më parë edhe kryefamiljari kishte ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!