×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nënë e bijë rrëfejnë orët e tmerrit nga shqiptari: Na ka rrahur keq

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 11:27

    Nënë e bijë ende nuk e kanë kaluar makthin që përjetuan të dielën që lanë pas. Ato u rradhën dhe u dhunuan seksualisht nga një 35 vjeçar shqiptar në shtëpinë e tyre në Manolada.


    Autori i krimit u arrestua nga policia të hënën pasdite dhe rrëfeu edhe krimin.

    Nënë e bijë, 73 dhe 53 vjeçe u larguan nga shtëpia e tyre dhe u transferuan në shtëpinë e një të afërmi në Akaia, duke u munduar të kapërcejnë tronditjen e rëndë të asaj që kaluan.

    Autori i krimit hyri në shtëpinë e tyre, i rrahu, mbylli nënën në tualet, i kërkoi para dhe e kërcënoi, dhe më vonë përdhunoi vajzën e saj 53-vjeçare.

    “Ishte ora 16:50, nëna ishte ulur afër sobës, është e sëmurë, tre herë e operuar. Shkova të marr dru. Kur u ktheva të hapja derën më shtyu dhe hyri me mua brenda. Çfarë do i thashë? Ai më mbylli gojën dhe filloi të më godasë si i çmendur.Nëna i dha 40 euro dhe i tha se nuk kishim më. Ai nuk e besonte dhe kërkonte para.Kur i thamë përsëri se nuk kishim, e mori nënën dhe e lidhi në banjë” tregon vajza.

    Ndërsa ai lidhi të moshuarën, vajza e saj nxitoi në dritare të thërriste për të kërkuar ndihmë nga banorët e lagjes, por 35 vjeçari nxitoi dhe tërhoqi brenda me dhunë ku edhe e përdhunoi.

    “Ai na goditi disa herë, qëndroi në shtëpi për gjysmë ore. Momente dramatike,”tha 53-vjeçarja.

    Shqiptari madje e detyroi gruan greke të kërkonte para nga fqinjët dhe e kërcënoi se do ti vriste nënën nëse u tregonte për të.

    “Më detyroi të shkoj në lagje dhe të kërkoj para. Më kërcënoi se nëse nuk shkoja do të hidhte në erë nënën me bombë. Shkova te fqinji im dhe i kërkova 100 euro. U ktheva dhe më pas ai u largua.”

    “Kam përjetuar gjëra të këqija, shkova në polici dhe u përballa me të. Më pa dhe kërkoi falje.”

    Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar ishte arrestuar më parë për përdhunim të grave në fshatin Kapeletto dhe ishte deportuar në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!