Policia e Shtetit ka njoftuar se në Aeroportin e Rinasit, nënë e bijë kanë tentuar që të nxjerrin nga vendi 40 mijë euro, të cilat i kishin fshehur në trup.
“ Shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre nga 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mos deklarimin konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim të policisë.
Shuma prej 40 mijë euro është sekuestruar, ndërsa të dyja të dyshuarat u proceduan penalisht.
Policia po ashtu ka njoftuar edhe për një rast tjetër ku një 34 vjeçare nga Dibra teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.
“Procedohet penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals”, thuhet në njoftim të policisë.
Për të dyja rastet, policia ka njoftuar se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.