×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëse e ke kaluar njëherë COVID-19, a mund ta marrësh sërish atë, flet mjeku shqiptar

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 8:51

    Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte mjeku Pëllumb Pipero. Ai u përgjigj pyetjeve të publikut në lidhje me koronavirusin.


    Njëra nga pyetjet ishte: Nëse e ke kaluar njëherë COVID-19, a mund ta marrësh sërish atë virus?

    Mjeku u përgjigj se nga konstatimet dhe studimet e bëra deri tani rezulton se kush e kalon sëmundjen njëherë, nuk infektohet prapë.

    Pëllumb Pipero: Të gjitha konstatimet, faktet apo studimet e bëra deri tani, edhe pse jemi ende herët, dëshmojnë se sëmundja nuk rikthehet dhe në rast se e kalojmë njëherë, nuk e marrim për herë të dytë. Pra me sa duket sëmundja lë imunitet. Ky është një lajm shumë i mirë, të cilin sot për herë të parë e ndaj me qytetarët.

    Kjo është e sigurt, që e merr njëherë dhe jo më?

    Pëllumb Pipero: Duhet të presim së paku 6 muaj për të bërë deklarata të tilla, por një studim që më ka ardhur mbrëmë vonë nga Italia dëshmon se kush e kalon sëmundjen njëherë nuk infektohet prapë. Këto janë studime në mes të kësaj epidemie. Mesa duket sëmundja lë imunitet, sesa i qëndrueshëm do jetë, i ngelet kohës për ta vërtetuar sepse duhet së paku të kalojnë 6 muaj për ta verifikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!