Një ditë pasi ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi rifillimin e fluturimeve ajrore nesër (22 qershor), do të rinisë edhe transporti detar po në të njëjtën datë.
Rezervimi i lundrimeve për dhe nga portet e Shqipërisë do të jetë përgjegjësi e shoqërive të transportit ndërkombëtar.
Gjithashtu ato duhet të bëjnë dhe informimin e pasagjerëve mbi rregulla të kufizimit në porte si dhe masat shëndetësore në destinacionin ku do të mbërrijnë.
I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.
Për monitorimin e zbatimit të të gjitha masave si dhe planin e zbatimit të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar do të merret Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Gjithashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të punojnë për të garantuar lundrime të sigurta pa cënuar shëndetin e pasagjerëve.
Ditën e djeshme (20 qershor), ministria njoftoi dhe rifillimin e fluturimeve ajrore ditën e hënë.