Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koroanvirusit në Shqipëri.
Komiteti Teknik njoftoi në mbledhjen e fundit se nga data 4 janar punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.
Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.
Ndërkohë ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
Këto masa janë vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, sipas ekspertëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.