×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarja e rëndë e çiftit në Tiranë, banori i pallatit: Aty po luanin fëmijët, u traumatizuan

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 13:04

    Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë ku dy të rinj humbën jetën tragjisht, ka lënë të traumatizuar banorët e pallatit dhe fëmijët e vegjël që panë ngjarjen.


    Një banor i pallatit tha se fëmijët të cilët po luanin në oborr panë me sytë e tyre trupat e Klinton Pritës dhe 31-vjeçares Jawsackie Jaboah.

    ‘Fëmijët ishin jashtë, të vegjëlit po luanin, u traumatizuan, vajza i tha nënës janë kukulla ato. Nipi më tha: Gjyshi kam një dhimbje gjoksi. Këtu nuk dihet se cfarë ka, duhen kontrolluar hyrje, këtu ka dhe makina me qera, nuk kontrollojnë kush hyn dhe kush del. Administratori i pallatit duhet të kontrollojë. Kaq di kam them. Unë jam shumë i indinjuar për këtë rast. Unë as se kam idenë, këtu çfarë nuk vijnë.’- thotë një banor i pallatit.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. 26 vjeçari Klinton Pira qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!