Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë në Patos.
Ngjarja e rëndë ndodhi në poliklinikën e këtij qyteti.
Autori i dyshuar i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, ku ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij, mëson Balkanweb.
Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe shokut të tij Elis Kapaj.
Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.
Motra e autorit të dyshuar, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej.
22-vjeçari u arrestua nga policia pak pas krimit, ndërsa priten detaje nga dëshmia e tij para grupit hetimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.