Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9 vjeçare, që ndodhet në hyrje të fshatit Resulaj.
I vrarë ka mbetur Nikola Ikonomi apo i njohur ndryshe si Laver Tozaj pasi ka marrë tre plumba, ndërsa spitali njofton se 47 vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
RTV Ora raporton se burime nga spitali rajonal i Vlorës i kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me një vrasje.
Policia njofton se viktima është qëlluar me armë tip pistoletë dhe po transportohej në spital me makinë private.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.