Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një infermier shqiptar është kapur në flagrancë gjatë vjedhjes së një pacienti që kishte vdekur nga coronavirusi.
Infermieri 41-vjeçar me banim në Boltiere i vodhi kartën e bankomatit një 66-vjeçari të prekur nga Covid-19, duke ia zbrazur më pas të gjithë llogarinë. Sipas autoriteteve italiane ngjarja e shëmtuar ndodhi në 13 mars, dhe shqiptari arriti të marrë plot 6,000 euro nga llogaria e të ndjerit, raporton newsbomb.al.
Në pranga është vënë edhe e fejuara e infermierit shqiptar, një 21-vjeçare.
Gjendja e pacientit me coronavirus u rëndua në 16 mars, ndërsa në 18 prill ai ndërroi jetë.
Ishin familjarët e viktimës ata që vunë re mungesën e parave dhe denoncuan në rajonin policor Romano di Lombardia (Bergamo).
“Një histori e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, e komentoi ngjarjen komandanti i policisë lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.