Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kamzës mëngjesin e së mërkurës, ku gjyshi aksidentalisht ka përplasur për vdekjen nipin e tij 2 vjeç.
Shtetasi P. M. ishte duke ecur mbrapsht me automjet, në oborrin e banesës së tij dhe nuk e ka parë të miturin që ishte aty, raportojnë mediat në Shqipëri.
Si pasojë e përplasjes i mituri ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.