Korça është zgjuar mëngjesin e sotëm me prani të akullit në rrugë dhe trotuare. Situata është paraqitur e vështirë që në orët e para të mëngjesit.
Probleme ka pasur pranë shkollave nga nxënësit apo edhe automjetet që kanë lëvizur që herët në mëngjes.
Policia bën me dije se ka pasur edhe disa përplasje të lehta mjetesh me dëme materiale.
Deri tani raportohet për 3 aksidente me dëme materiale për shkak të akullit në rrugë, transmeton oranews.
Po kështu, 5 qytetarë janë paraqitur në spital me fraktura si pasojë e rrëzimit në akull.
Probleme nga akulli ka si në rrugët e brendshme edhe në Unazën e qytetit të Korçës.
Ndërkohë vihet re që bashkia Korçë nuk ka marrë asnjë masë për kriposjen e rrugëve dhe trotuareve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.