Në fshatin Thumanë të Durrësit këto momente ka nisur ceremonia e varrimit të 12 viktimave të tërmetit të goditi këtë pjesë ditën e martë.
Aty sot po varrosen shtatë anëtarë të familjes Cara (përjashtuar nusen e tyre që është varrosur diku tjetër), tre anëtarë të familjes Gregu dhe dy nga familja Vata, njofton Klan Kosova.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë mijëra qytetarë, përfshirë edhe ata nga Kosova.
Derisa ceremonia mortore po zhvillohet një dridhje tjetër e tokës është ndier aty.
Nga tërmeti i 26 nëntorit deri tash jetë kanë ndërruar 48 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.