Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Durrës, ku një 3-vjeçare ra nga kati i shtatë i një banese në Durrës.
Fëmija dyshohet se ra aksidentalishtnga lartësia mbrëmjen e së martës, në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen 13 të qytetit. Në rrethana ende të paqarta, vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit në katin e shtatë, ku ndodhej së bashku me prindërit e saj.
Si pasojë e lëndimeve të marra, e mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e saj paraqitet e rëndë për shkak të lartësisë së madhe nga e cila ka rënë.
Në këto kushte fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes./Topchannel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.