×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Një argëtim fundjave”, përse Rama u zhvesh në studion e Çanit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 22:19

    Kryeministri Edi Rama ka pranuar të marr rolin e një analisti. Rama ka pranuar ftesën e gazetarit Arian Çani për të analizuar zhvillimet në PD, ndërsa ëhstë shprehur se për të qenë në rolin e analistit duhej të vishte xhaketën e analistit.

    Në këto kushte, Kryeministri ka ëkrkaur nga stafi që t’i sjellin një nga xhaketat e terrenit, dhe pasi ka hequr kravatën dhe ka ndërruar xhaketën ka hyrë në rolin e analistit.

    “Është një argëtim fundjave, po mirë dakord. I thuaj atyre çunave kam nja dy xhaketa të terrenit. Edhe kryeministër edhe analist nuk shkon. Unë mund të jem më i mirë se analistët e tu. Ja dhe me telefon përpara si këta”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!