Masat nga organet ligjzbatuese janë marrë pranë institucioneve si kryeministria, ministria e brendshme dhe parlamenti.
Pranë kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, që mundësojnë ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.
Në kuadër të masave gjithashtu janë pastruar kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur dokumentimin e protestës së opozitës.
Masa tjera pritet të merren nga policia dhe garda në vijim, ku do vendoset gardhi metalik dhe ndryshohet dera aktuale e kryeministrisë, me një dere tjetër me fletë metalike.
Pranë ministrisë së brendshme, disa orë para proteste gjithashtu është vendosur gardhi metalik, pranë të cilit 2 orë para nisjes së tubimit do të vendosën efektivët e policisë. Të njëjtat masa janë marrë dhe para parlamentit, kjo për shkak të seancës plenare dhe të protestës së opozitës.
Këtë të diele është vendosur gardhi metalik, ndërsa në dispozicion të policisë dhe gardës së republikës do të vihet dhe infrastruktura e investuar herë të tjera.
Do të shfrytëzohen kamerat e sigurisë, teli me gjemba, prozhektorët e vendosur në hyrje të parlamentit, dhe në gardhin rrethues të godinës qeveritare.
Në protestën e të hënës policia pritet të angazhojë 1300-1500 punonjës policie, ndërsa do angazhohen forcat e rendit, të ndërhyrjes së shpejtë, repartit shqiponja dhe punonjës të gardës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.