×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një ditë para Vitit të Ri, Rama mesazh falënderimi për të gjithë shqiptarët

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 20:03

    Një ditë para përfundimit të vitit 2020 kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi ka falënderuar të gjithë shqiptarët në prag të Vitit të Ri.


    Teksa bën një bilanc të vitit të vështirë që po lëmë pas Rama thotë se të gjithë ashtu sikurse dhe ai mendojnë se bëjnë punën më të vështirë ndërsa veçon sakrificat e mjekëve, ndërtuesve, shpëtuesve të jetëve e në veçanti të shqiptarëve të zakonshëm.

    Ai e mbyll mesazhin e tij me fjalët : “Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes për të bërë më të mirë për vendin”.

    Bashkangjitur videos kryeministri shkruan: “FALEMINDERIT

    Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me RESPEKT e MIRENJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.”

    Ndërkohë përmes videos kryeministri thotë këto fjalë:

    Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash. Por prapëseprapë puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë edhe nën rrënojat e tërmetit.

    Puna më vështirë është e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve dhe infermierëve që tash sa kohë nuk mbahet mend që luftojnë kundër COVID. Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë edhe punojnë edhe në këtë kohë të vështirë, e prindërve që luftojnë për t’i dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të fortë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes për të bërë më të mirë për vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!