×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një grua nga Lushnja dyshohet të jetë prekur nga coronavirusi, i ka të gjitha simptomat e virusit kinez

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 21:14

    Shqipëria ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për persona të prekur nga koronavisrusi. Ndërkohë, ditën e sotme ka mbërritur në QSUT një grua e cila ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.


    Sipas informacioneve, gruaja erdhi nga spitali i Lushnjes, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.

    50-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga një udhëtim në Itali. Priten analizat nga Instituti i Shëndetit Publik për të pasur një përgjigje të saktë nëse 50-vjeçarja është apo jo e prekur me koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!