×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Një i vdekur dhe 135 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 16:24

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 135 raste pozitive dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19.


    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike të Covid19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!