×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një i vdekur dhe 139 raste të reja me COVID në Shqipëri

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 19:45

    Edhe ditën e sotme është shënuar numër i lartë infektimesh nga Covid-19 në Shqipëri.


    Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,232 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 139 qytetarë, në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.

    Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi.

    Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.

    Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (07 Gusht 2021)

    Raste të reja ditore 139
    Të shëruar në 24 orë 25
    Të shtruar në spitale 29
    Humbje jete në 24 orë 1
    Testime ditore 4,232

    Testime totale 926,332
    Raste pozitive 133,730
    Raste të shëruara 130,395
    Raste Aktive 876
    Humbje jete 2,459

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 319
    Shkodër 137
    Elbasan 89
    Vlorë 83
    Fier 57
    Berat 48
    Lezhë 44
    Durrës 34
    Kukës 24
    Korçë 18
    Gjirokastër 17
    Dibër 6

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!