×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një i vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 11:38

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se për 24 orët e fundit janë shënuar 50 raste të reja me Covid-19 dhe një tjetër pacient ka vdekur.


    Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

    Ndërsa viktima, njofton ministria është një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka vdekur në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Tashmë Shqipëria numëron 42 viktima nga covid-19.

    “Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive”, ka thënë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik./Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!