×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një i vdekur dhe një i plagosur në Tiranë, motoçikleta u përplas me veturën e parkuar

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 23:03

    Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një automjet të parkuar.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:3o në rrugën “Stavri Themeli”, kur motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

    Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!