×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një person i infektuar me sëmundjen e zgjebës mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 18:02

    Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja e zgjebes.


    Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku po strehohen persona me banesa të dëmtuara.

    Specialistët e shëndetësisë konfirmojnë për A2 se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar, i cili po mbahet i izoluar bashkë me familjen ku po kryhet edhe trajtimi specifik.

    Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!