Dalin detajet në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve, Gruda në Fshat të Ri në Shkodër.
Mësohet se konflikti ka nisur për shkaqe pronësie, pasi autori i plagosjes, Xhevahir Fikaj i ka blerë një tokë një personi dhe pretendon se e ka me dokumente.
Ndërkohë vëllezërit Ilir dhe Lad Gruda pretendojnë se kjo tokë është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Fikajt.
Për këtë arsye janë takuar për t’u sqaruar, por takimi ka rezultuar në konflikt e më pas në plagosje me sende të forta dhe pistoletë ku janë plagosur vëllezërit Lad dhe Ilir Gruda.
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.