Një tjetër incident është regjistruar në Himarë. Në një video të siguruar nga Abcnews.al shihen dy qytetarë që janë duke sulmuar një shtetas të huaj me ngjyrë.
Në pamje duken dy djemtë që përpiqen të sulmojnë fizikisht shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti arrin që t’i shmangë që të dy. Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar.
Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj në video është konfliktuar me dy qytetarët.
Disa ditë më parë një tjetër incident më i dhunshëm u regjistrua në Himarë mes disa pushuesve dhe pronares së një vile që lëshon dhoma për pushuesit.
Shkak për konfliktin në këtë rast u bë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.