×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një turiste gjermane ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun, transportohet në spitalin e Vlorës

    Reporteri
    27 Prill 2025 | 9:07

    Në orët e para të mëngjesit të së dielës një anije tip kroçere, e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmur në bord.

    Pas njoftimit, Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmurë, e cila ishte një grua shtetase gjermane e moshës 61 vjeçe.

    Ajo u transportua për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore të nevojshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!