×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një vajzë e re humbë jetën në një anije turistike, në Vlorë

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 18:15

    Një vajzë e re ka humbur jetën sot në një anije turistike në Vlorë.


    Ajo ka rrëshqitur në anije dhe është plagosur.

    Edhe pse është dërguar në spital, e reja nuk ka mundur që të mbijetojë.

    Viktima 25-vjeçare ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se është turiste e huaj.Policia thotë se ka ndaluar 47-vjeçarin Aleksandër Golemaj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.Njoftimi i Policisë së Vlorës:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!